Lajme

Moti sot në Kosovë, me shi dhe me borë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të ketë reshje të përziera të shiut dhe të borës, kanë njoftuar meteorologët.

“Një front i ftohtë që po sjell masa të ftohta polare nga veriu i kontinentit pritet të kalojë sonte dhe ditën e nesërme mbi vendin tonë. Gjatë natës dhe herët në mëngjes priten reshje të përziera shiu dhe bore, që me rënien e temperaturave do të shndërrohen në reshje bore, ku kohëpaskohe pritet të vazhdojnë deri në orët e pasdites. Deri nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë. Reshjet e borës pritet të krijojnë shtresë bore edhe në vise të ulëta, derisa në vise malore do të ketë rritje të shtresës së borës, që është formuar nga reshjet e ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Nga dita e mërkurë mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, që do të favorizojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell por të ftohtë, e me ngrica në orët e mëngjesit.

Ditën e martë, cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ku vlerat do të sillen përreth vlerave mesatare, mirëpo me shtrirjen e anticiklonit mbi rajon nga dita e mërkurë, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme.

“Ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes reshje shiu dhe bore, që më pas do të shndërrohen në borë. Pasdite dhe në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat