Sport

Moise Kean shumë afër transferimit në Romë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Moise Kean duket se në afatin kalimtar të janarit, do të largohet nga Evertoni.

Sulmuesi italian u transferua në verën e këtij viti te Toffes nga Juventusi për një shumë rreth 35 milionë euro, por që tani po e kërkon largimin.

Kean nuk po arrin që ta gjejë vetën në Ligën Premier, andaj ai mund të rikthehet në Serie A, aty ku e kërkon Roma.

Sipas Daily Star, Giallorossët e duan italianin e talentuar në formë huazimi nga Evertoni, me mundësi për ta blerë atë në fund të këtij sezoni.

Roma thuhet se është e gatshme që të paguajë 30 milionë euro për transferimin e italianit.

Në garë për Kean raportohet se janë edhe Napoli e Milani, por që Roma po i prinë garës. /T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv