Lajme

Mogherini i bën bashkë Thaçin e Vuçiqin në Nju Jork

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të takohet me liderët nga Ballkani Perëndimor në New York më 22 shtator.

Kështu raporton Agjencia serbe e lajmeve Tanjug duke iu referuar burimeve në Bruksel.

Federica Mogherini do të ketë një darkë pune me liderët nga Ballkani Perëndimor përpara fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të KB në Nju Jork, sipas Komisionit Evropian.

Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur nga afër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Thaçi para dy ditësh ka udhëtuar për në SHBA. Aktualisht ai po qëndron në në Iowa nga ku do të shkojë edhe në Nju Jork

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat