Sport

Mobilizohen “Pampurat” për ndeshjën, kundër Bashkimit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Këtë fundjavë luhen përballjet e xhiros së 10-të në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll, shkruan BlicMedia.

Kryendeshja e kësaj jave do të luhet ditën e shtunë në Fushë Kosovë ndërmjet liderit momental në tabelë Fushë Kosovës dhe Bashkimit nga Koretini.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Ekrem Graiçevci” ditën e shtunë me fillim nga ora 14:00.

Tifo grupi i skuadrës nga Fushë Kosova “Pampurat” janë gati për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës drejt triumfit në takimin i cili luhet ditën e shtunë.

“Pampurat” këtë e kanë bërë të ditur me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky është njoftimi i plotë.

Të shtunën nuk ka arsye për me mungu!
Krejt së bashku drejt LINDJES aty ku e kemi vendin, me e kall vendin!
Të gjithë në përkrahje të ekipit tonë të zemrës prandaj masovikisht është vetëm një rrugë që ekziston të shtunën ajo drejt LINDJES/VENDIT TONË!
Spektakli do të Jet në Lindje🔥🔥
MOS HAJDE VET ⚽️💙
PËRPARA FUSHË KOSOVË SE JE MA E MIRA!!

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv