Sport

Milan – Inter, formacionet e mundshme

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

“San Siro” është gati për derbin numër 171 të Madoninës.

Pritet që në stadiumin mitik të Milanos të akomodohen më shumë se 70 mijë tifozë.Sipas Gazzetta dello Sport, 7500 do të jenë tifozë zikaltër, ndërsa pjesa dërrmuese, pra rreth 65 mijë, mbështetës të “Djallit”.

Është e pamundur, për arsye teknike, që “San Siro” të mbushet në kapacitet të plotë.Do të mbeten bosh, për arsye sigurie, 2400 ndenjëse. Janë ato vende të unazës së tretë, që Komiteti i Sigurisë i ka konsideruar të papërdorshme.

Sido që të jetë, si Milan ashtu dhe Inter pritet të zbresin me formacionet më të mira në San Siro.Conte pritet të startojë në mesfushë me Sensi, Barella e Brozovic, kurse Marco Giampaolo me Kessie, Biglia, Paquet.

Formacionet e mundshme:
Milan: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Calhanoglu; Paqueta; Suso, Piatek

Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Barella, Brozovic, Asamoah; Politano, Sensi; R. Lukaku

Milan – Inter luhet sonte nga ora 20:45.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv