Sport

Menaxheri që po punon për të sjellë lojtarë brazilianë dhe argjentinas në Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Daniel Purset, një menaxher brazilian, është duke punuar për të sjellë lojtarë nga Amerika Jugore dhe Evropa në futbollin kosovar, në përpjekje për t’ia shtuar cilësinë futbollit vendor në shtetin ballkanik.

Purset, 54-vjeçar, është në kontakt me disa klube nga liga elitare kosovare, Ipko Superliga, si dhe Liga e Parë – niveli i dytë në futbollin kosovar, si ndërmjetësues për transferimin e futbollistëve të lirë.

Purset ka thënë për Gazetën Express është synimi i tij është të sjellë futbollistë nga Brazili, Argjentina dhe Uruguai në futbollin kosovar.

Për momentin, ai është në bisedime me disa klube nga Superliga dhe Liga e Parë për transferimin e futbollistëve brazilianë si lojtar të lirë.

“Jam në kontakt me disa klube kosovare për transferimin e futbollistëve brazilianë dhe shpresoj se gjithçka do të mbyllet me sukses”, tha dhënë Purset për Express.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv