Sport

Mediumi malazez: Kosova sikur Anglia

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Fitorja dominuese e Kosovës 2-0 ndaj Malit të Zi ka marrë vëmendjen e shumicën e medieve ndërkombëtare.

Triumfi i ‘Dardanëve’ në një ndeshje të shkëlqyer i ka rënë edhe medieve malazeze, që e ka çuar në qiellin e shtatë kombëtaren tonë.

Kosova përveç se dominoi në rezultat, zhvilloi një lojë të jashtëzakonshme duke mos lejuar kundërshtarin në asnjë moment të ishte i rrezikshëm.

Kjo i ka bërë përshtypje mediumit ‘Vijesti’ që e ka krahasuar skuadrën e Challandes me atë të Anglisë.

“Mali i Zi pa asnjë rast në Prishtinë – sikur të ishte duke luajtur kundër Anglisë”, ka shkruar “Vijesti.me”.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosovën e presin dy ndeshje të vështira në muajin nëntor – ajo kundër Çekisë si mysafire dhe pastaj në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë. Këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të Grupit A të cilat do vendosin edhe fatin e kualifikimit për Euro 2020.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv