Sport

Mediet serbe me shkrim skandaloz për Granit Xhakën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mediet serbe vazhdojnë të merren me Granit Xhakën, derisa së fundmi ato kanë shkruar për kritikat që ia ka bërë Patrice Evra mesfushorit nga Kosova.

“Shqiptari që provokoi serbët ‘godet’ legjendën e Manchester Unitedit”, ka shkruar “kurir.rs”.

Evra, pas përfundmit të ndeshjes mes Sheffield Unitedit dhe Arsenalit që u mbyll me fitoren 1:0 të vendasve, deklaroi se Xhaka nuk është një kapiten i vërtetë.

“Tifozët e Arsenalit janë të nevrikosur kur e shohin që Xhaka është kapiteni i tyre sepse ai nuk është një kapiten i vërtetë”, ka thënë Evra.Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe Xhaka ia ktheu ish-futbollistit të Manchester Unitedit.

“Njerëzit flasin shumë gjëra dhe kjo nuk është hera e parë që ata flasin keq për ne. Unë e respektoj atë për karrierën që ka pasur, por ai duhet të ketë kujdes se çfarë po flet”, është shprehur Xhaka.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv