Sport

Mbrojtësi i Kosovës U-21 ‘zhduket’ nga klubi i Flamurtarit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lirim Mema “zhduket” nga Vlora. Kosovari ditët e fundit nuk po shfaqet më në stërvitje.

E ndërsa prej disa ditësh ishte në Kosovë për t’u rikuperuar pas dëmtimit, Mema u rikthye sërish në Vlorë, por nuk qëndroi shumë dhe u largua.

U pa vetëm të bënte disa seanca rehabilituese në qytetin bregdetar dhe kaq. Rrjedha e ngjarjeve nis që më 9 shtator të këtij viti kur lojtari dëmtohet në gju. Mema ishte grumbulluar me Kombëtaren U-21 të Kosovës në sfidën ndaj Anglisë dhe dëmtimi i tij ka ardhur në minutën e 30-të të takimit. Pas një përplasjeje në fushë, kosovari është shtrirë në tokë. Mbrojtësi nuk mund të aktivizohej më, për shkak të pamundësisë nga dhembjet e forta.

Më 11 shtator, pasi bëri një ekzaminim, kosovari u shpreh për “Panorama Sport” se dëmtimi nuk ishte shumë shqetësues dhe shpresonte të rikthehej së shpejti. “Nuk duket se është dëmtim i rëndë dhe kjo ka rëndësi. Gjuri ka mbledhur ujë. Kam dhimbje. Më duhet të pushoj pak dhe uroj të kthehem sa më shpejt për të dhënë kontributin tim te Flamurtari. Nuk e di ende sa do të zgjasë dhe sa duhet të qëndroj pushim, pasi për këtë duhet që në vazhdimësi të kontaktoj me mjekët e klubit. Por mendoj do të kem nevojë për pak kohë pushim e më pas do të nis stërvitjen”, u shpreh Mema.

Por futbollisti nuk po shfaqet më në Vlorë. Mbeten ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e mosardhjes në Vlorë, ndërsa në këtë situatë, për të mund të thuhet se viti mund të cilësohet i mbyllur për shkak se edhe nëse do të kthehet, mund t’i duhet kohë që të marrë veten. Mema u prezantua te Flamurtari më 14 gusht të këtij viti. Ai shihej si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Flamurtarit në mbrojtje dhe me vlera, për karrierën e tij të pasur, në veçanti me ekipet gjermane.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv