Sport

Mbrojtësi çek para ndeshjes: Kosovës do t’i mungojë atmosfera e Prishtinës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mbrojtësi çek, Jakub Brabec, ka deklaruar se kombëtarja e tij duhet ta shfrytëzojë terrenin vendas në sfidën shumë të rëndësishme ndaj Kosovës.

Të enjten Çekia në Plzen pret Kosovën, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.

Të dy këto kombëtare janë në garë për vendin e dytë, që siguron një vend në Kampionatin Evropian.

Brabec i cili paraqitet në radhët e Viktoria Plzen, ka thënë se ekipit të Kosovës do t’iu mungojë atomosfera e Prishtinës, dhe se kjo gjë duhet shfrytëzuar nga çekët.

“Ne duhet të fitojmë dhe të konfirmojmë kualifikimin. Ne duam të tregojmë se e meritojmë kualifikimin, dhe jo Kosova. Ne luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo”, ka deklaruar ai.

“Mendoj se atyre do t’iu mungojë atmosfera e Prishtinës. Kosova është një ekip i mirë. Por ne nuk kemi asgjë për të fshehur sepse gjithashtu kemi shumë cilësi”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv