Sport

Maqedoni – Kosovë, zbulohet numri i biletave që do t’i takojnë ‘Dardanëve’

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori gjatë muajit mars të vitit 2020.

Në play-offin e Ligës së Kombeve, Kosova e Bernard Challandes do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale me synimin e vetëm – kualifikimin në ‘Euro 2020’, raporton Zëri.info.

Ndeshja në fjalë pritet të zhvillohet në Shkup, derisa edhe mbështetja ndaj ‘Dardanëve’ pritet të jetë e madhe.

Muhamed Sejdini, kryetar i FFM-së, i zgjedhur në marsin e këtij viti, ka folur edhe për vendin potencial ku mund të zhvillohet kjo ndeshje.

Derisa stadiumi në Shkup shihet favorit, Sejdini thotë se ende nuk është vendosur.

“Nuk është vendosur ende zyrtarisht, por të mërkurën do të mblidhemi dhe do të diskutojmë, por kushtet më të mira i ka stadiumi në Shkup”, ka thënë Sejdini në ‘Dueli Sportiv’.

Tutje, ai ka folur edhe për numrin e biletave që do t’i takojnë tifozëve të Kosovës për këtë ndeshje.

“Federatës së Futbollit të Kosovës do t’i takojnë rreth tre mijë bileta”, shtoi ai./

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv