Lajme

Macron: Do të përfshihem për dialogun Kosovë-Serbi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se po pret përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë në mënyrë që të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas “Tanjug” këto deklarata presidenti francez i bëri të enjten gjatë një takimi të shkurtër që zhvilloi me ministrin e jashtëm Ivica Daçiq, transmeton Telegrafi.

Daçiq uroi presidentin Macron për fjalimin e tij të shkëlqyer gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi.

Ndryshe dialogu Kosovë-Serbi që nga nëntori i vitit të kaluar nuk është zhvilluar shkaku i vendosjes së taksës nga pala kosovare ndaj produkteve serbe.

Pavarësisht kësaj, thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e këtij procesi nuk janë ndalur përgjatë kësaj periudhe kohore.

Për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dyja vendeve ditëve të fundit u fol edhe në Nju-Jork, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat