Sport

Liverpooli do të paraqitet me fanella të veçanta në ndeshjen e sotme

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Liverpooli do të paraqitet me fanella të veçanta në ndeshjen e sotme ndaj Wolverhampton Wanders në Premier Ligë.

Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet e javës së 20’të, javë e cila njëherëshit është edhe e fundit për këtë vit në kampionatin anglez.

Lideri në tabelë, Liverpool, luan sot në ‘Anfield Road’ ndaj Wolves me fillim prej orës 17:30. E në këtë ndeshje futbollistët e Liverpoolit do të veshin për herë të parë fanellat me emblemën e fitues të Kupës së Botës për Klube.

Këto fanella ‘Të Kuqtë’ do t’i veshin deri në vitin e ardhshëm, kur edhe do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botër për Klube për vitin 2020.

Kujtojmë që Liverpooli arriti të shpallet kampion i botës për herë të parë në histori, duke e mposhtur 1-0 Flamengon në finale.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv