Sport

Liverpool nuk lejon befasi, e fiton spektaklin e ‘Anfield Road’

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Liverpool nuk ka lejuar befasi në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 4:3 Salzburgun në ‘Anfield Road’.

U mendua se kjo sfidë do të jetë e lehtë për Liverpoolin, kur brenda 36 minutave shënoi tri gola me anë të Sadio Mane, Robertson dhe Mohamed Salah.

Fundi i pjesës së parë solli edhe këndelljen e mysafirëve, që fillimisht ngushtuan epërsinë në 3:1 nëpërmjet Hwang Hee Chan.

Në pjesën e dytë, austriakët shënuan edhe dy herë të tjera, në minutën e 56’ me anë të Takumi Minamino dhe Braut Haaland në minutën e 60’, për barazimin 3:3.

Për të shpëtuar Liverpoolin nga kjo befasi, u përkujdes Mohamed Salah, që në minutën e 69’, shënoi për 4:3.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv