Sport

Lirim Kastrati flet për ndeshjën, Kosovë – Shqipëri

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati është shprehur optimistë për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, që do ta zhvillojnë më 15 tetor në Elbasan kundër Shqipërisë, shkruan BlicMedia.

Dardanët e rinj kanë nisur sot përgatitjet për këtë ndeshje me stërvitjen që është zhvilluar nga ora 15:00 në stadiumin e Feronikelit.

Lirim Kastrati e vlerësoi duelin me kuqezinjtë si të veçantë duke pasur parasysh se ballafaqohen vëllezërit e një kombi, mirëpo tha se në fushë do të japin maksimumin për fitore.

“Unë mendoj që ka me qenë një ndeshje e mirë, sepse është e veçantë pasi të gjithë që zbresim në fushë do të jemi shqiptarë. Por ne do të japim maksimumin për të pasur rezultat të mirë dhe për të ecur përpara në grupin tonë. Edhe vetë kam luajtur me Shqipërinë me U17 dhe kam shokë atje, por kur hyj në fushë nuk mendoj asgjë tjetër përveç lojës dhe e jap maksimumin për shtetin tim”, ka thënë Kastrati.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës luhet më 15 tetor.

Agjenda
9 tetor
15:00 Stërvitje (stadiumi i Feronikelit)

10 tetor
11:00 Stërvitje (stadiumi i Feronikelit)

11 tetor
15:00 Stërvitje (stadiumi i Feronikelit)

12 tetor
15:00 Stërvitje (stadiumi i Feronikelit)

13 tetor
10:00 Stërvitje (stadiumi i Feronikelit)

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv