Sport

Liga e Veteranëve ndihmon të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë ka lënë pas vete disa persona të vdekur dhe qindra të lënduar, shkruan BlicMedia.

Pas kësaj tragjedije, solidariteti për ti ndihmuar të prekurit nga tërmeti ishte jashtëzakonisht i madh.

Së fundmi Liga e Veteranëve të futbollit të Kosovës, kanë vendosur që të kontribojnë duke ndihmuar të prekurit nga termeti me parat e grumbulluara nga Liga.

Për këtë veprim fantastikë në një prononcim për BlicMedia ka folur Kryetari i Ligës së Veteranëve, Enes Shosholli.

“ME TY NËNË. Si në hidhërim si nē gëzim jemi NJË.
Ngushëllime familjarëve të të vdekurve, shtetit shqipëtar, shtetit kosovar si dhe të gjithë shqipëtarëve kudo që janë.
Ne të bijtë e tu po mundohemi që secili me mundësit e veta të të gjindemi pran në ditët mē të vështira.
Prandaj edhe ne si Ligë e Veteranëve të Futbollit të Kosovës u munduam ta hedhim një pikē ujē nē deti dhe të jemi bashkë me ju në këto ditë të vështira.
Mundësit si popull i kemi të vogla po shpirtin e kemi të madh prandaj bashkarisht do ja dalim vëllezër”, ka deklaruar Shosholli. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv