Sport

Liga e Kampionëve: Eliminohet Interi, Barcelona dhe Dortmundi kualifikohen tutje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Barcelona dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve nga Grupi F.

Interi nuk ka arritur që ta fitojë garën me Borussia Dortmundin për pozitën e dytë në grup, pasi pësuan humbje nga Barcelona, e në anën tjetër Dortmundi shënoi fitore.

Barcelona e cila kishte siguruar më herët pozitën e parë në grup dhe sonte hyri me formacionin e dytë në lojë arriti fitore 1-2 në udhëtim te Interi, falë golave nga Carles Perez dhe Ansu Fati, teksa për ‘Nerazzurët’ golin e vetëm e shënoi Romelu Lukaku.

Në anën tjetër Dortmundi arriti fitore ndaj Slavia Prague me rezultatin 2-1. Jadon Sancho dhe Julian Brandt shënuan për vendasit, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Tomas Soucek.

Kështu, Barcelona kalon në fazën e eliminimit direkt si lidere e Grupit F me 14 pikë, teksa Dortmundi kalon nga pozita e dytë me 10 pikë.

Ndërkaq, Interi nga pozita e tretë me 7 pikë garat do t’i vazhdojë në Ligën e Europës, kurse Slavia Prague në pozitën e fundit me 2 pikë përshendet nga garat europiane

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv