Sport

Leonard Zeqiri në Herta SC të Berlinit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

I lindur ne Sfeqel të Podujevës (2003) i emigruar me familje në vitin 2014 në Gjermani Leonard (V) Zeqiri ka një të ardhme të ndritur në futboll.

Hapat e parë në futboll Leo i mori në SH.F “Shqiponja” të Podujevës ku trajner e kishte D.Rrahmanin.

Pas emigrimit Leo shpejt ra në syt e menaxherave gjerman dhe menjëher u inkuadrua në SC Siemenstad U-11 për ta bartur fanellën tri vite me radhë dhe për të kaluar kështu te Fuschse e Berlinit.

Me lojën e tij si sulmues Leo arriti që për ekipin e tij të shënoj deri në pesë gola në një ndeshje. Sipas shënimeve të deritanishme ky talent ka shënuar rreth 100 gola.

Pasi ra në sy të trajnerit të njohur gjerman Thomas, Leo pritet që me 15 dhjetor t’i bashkohet suites së klubit Herta SC të Berlinit, që garon në Bundesligën gjermane.

Si çdo lojtarë që ka në endje sukseset edhe Leo ka dëshirë që një ditë të jetë titullar në ekipin gjerman dhe ta vesh fanelën e kombetarës.

E adhuron C. Ronaldon dhe është fans i Realit. Duhet cekur se hapave të Leonardit është duke shkuar edhe vllau i tij Blenardi, familja Zeqiri është e njohur për tradit të lojës së futbollit llapjan, kosovar dhe kishte shumë futbollist të mirë si:Bajrami, Xhaferi, Negjmiu, Shabani, Genci, Alberti, Edoni, Sejdi Zeqiri.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv