Sport

Legjenda e Premerligës i ‘sulet’ Granit Xhakës pas ndeshjes

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Legjenda e Premierligës dhe ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka kritikuar Granit Xhakën për paraqitjen e tij kundër West Hamit, mbrëmë.

Arsenali fitoi pas më shumë se dy muajve në Premierligë, duke e mposhtur West Hamin 1:3 në derbin lokal.

Carragheri, tashmë analist në Sky Sports, ka kritikuar Xhakën për një veprim të tij në këtë ndeshje.Xhaka filloi të kritikohej menjëherë në rrjete sociale, duke u fajësuar se nuk e markoi kundërshtarin siç duhet.

West Hami kaloi në epërsi me golin e Angelo Ogbonnas, e te ky gol i pësuar pikërisht Xhaka u pa si fajtor kryesor.

Kështu mendoi edhe Carragheri, duke folur për ‘Monday Night Football’.Madje, sipas tij, Xhaka ishte “shokues” në ndeshjen kundër West Hamit.

“Sa herë që analizojmë Arsenalin duket se kemi dy apo tre fajtorë, por Xhaka këtu ishte shokues”, tha ai.

“Topi vjen në zonë, dhe ai vetëm largohet prej tij. Duhet të bësh më shumë se kaq! Mos e lejo kundërshtarin të gjuajë me kokë. Bëj diçka!”, tha Carragheri.

Sidoqoftë, ‘Topçinjtë’ përmbysën gjithçka në pjesë të dytë, me golat e shënuar nga Pepe, Aubameyang e Martinelli.Kujtomë se kjo ishte ndeshja e tretë radhazi si titullar për Xhakën – pas atyre ndaj Norwichit e Brightonit – që prej kur pati incidentin me tifozët në fundin e muajit tetor.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv