LajmeSport

Legjenda e Kroacisë, Davor Shuker: Kosova do të kualifikohet në EURO 2020

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Legjenda kroate Davor Shuker flet ekskluzivisht për BlicMedia, për përballjet e rëndësishme të Kombëtares së Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojè dy sfida tejet të rëndësishme, për të siguruar një biletë për Kampionatin Evropian Euro 2020.

Ish futbollisti i Real Madridit ndër të tjera ka folur për përballjet e Dardanëve kundër Çekisë dhe Anglisë dhe gjasat e Kombëtares së Kosovës për kualifikim në evropian.

“Kosova ka treguar paraqitje shumë të mira ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë. Poashtu edhe në Angli ishin të mirë, prandaj besoj se edhe në Prishtinë do të jenë në formën e duhur, pasi atmosfera e zjarrtë në Prishtinë do të jetë ndihmë shtesë për Kosovën”, ka thënë fillimisht legjenda e Kroacisë.

“Për ndeshjen me Çekinë jamë më shumë optimistë. Duhet të kemi moralin e ngritur. Të jemi optimistë”, ka thënë më tej Davor Shuker.

Legjenda kroate në fund ka deklaruar se Kosova do të kualifikohet në EURO 2020, dhe i dëshironë shumë suksese Kombëtares së Kosovës.

Çeki – Kosovë luhet ditën e enjte me fillim nga ora 20:45, ndërsa Kosovë – Angli ditën e diel në stadiumin “Fadil Vokrri”. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat