Sport

Lautaro: Kemi ende nevojë të rritemi si skuadër

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Interi është duke kaluar nëpër një periudhë fantastike këtë edicion në Serie A. Skuadra e Antonio Contes ka marrë pozitën e parë në tabelë pas fitores së fundit kundër Spalit 2-1.

Padyshim që lojtari më në formë te Interi mbetet sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez që në takimin e fundit shënoi dy gola.

22-vjeçari ka folur pas takimit të fituar ku ka thënë se është krenar me pozitën e parë në Serie A, por që skuadrës i duhet ende punë.

“Jemi krenar për vendin e parë në renditje, sepse ky është edhe objektivi primar për të cilin punojmë. Duam të fitojmë më shumë dhe të tregojmë se jemi në lartësinë e fanellës së Interit”, deklaroi argjentinasi.

Por sipas Lautaros skuadra e Interit duhet të përmirësohet ende.

“Kemi ende nevojë të rritemi si skuadër. Ndeshjet duhen mbyllur më herët, sidomos kur nuk mungojnë mundësitë”.

“Duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj detajeve. Duam të mirën e Interit dhe përpiqem të shënoj sa herë jam në pozitat e duhura”, përfundoi Lautaro. /T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv