Sport

Ky është reagimi i FFK-së se Kadri Veseli dhe Memli Krasniqi kanë detyruar Kosovën të stërvitë edhe pse nuk e kanë pasur në agjendë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka mohuar se dikush mund të urdhërojë Federatën.

Insporti ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun i cili ka deklaruar se askush nuk mund ta urdhërojë FFK-në, por edhe falënderoi Kadri Veselin dhe Memlin Krasniqin për kontributin e tyre që kanë dhënë për Përfaqësuesen e Kosovës.

I pyetur nga Insporti për deklaratën e Kasapollit se Veseli dhe Krasniqi kanë detyruar Përfaqësuesen e Kosovës të stërvitë, edhe pse nuk në agjendë ishte ditë e lirë.

“Nuk mendoj që qëndron kjo. Nuk mundet askush ta urdhërojë Federatën kur me ardhë e ku me shku. Duhet ta pranojmë, Kadri Veseli ka bërë gjithçka për ta ndihmuar Përfaqësuesen e Kosovës, ashtu edhe Memli. Thjeshtë, ka qenë një eufori nacionale për të pasur një fotografi me futbollistët e Kosovës, po ashtu edhe Ramush Haradinaj ka ndihmuar, ishte një eufori nacionale”, ka deklaruar Salihu.

Gazetari i mirënjohur, Agim Kasapolli i ftuar në emisionin “Favorit” në televizionin T7 ka deklaruar se ish kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe ish ministri i MRKS, Memli Krasniqi kanë detyruar Përfaqësuesen e Kosovës të stërvitë para ndeshjes me Bullgarinë, pa e pasur fare në agjendë.

Kasapolli ka deklaruar se futbolli i Kosovës është politizuar në maksimum dhe se gabimi i Federatës së Futbollit të Kosovës është shumë i madh. “Para ndeshjes me Malin e Zi… apo ishte me Bullgarinë, këta të premten në agjendën e tyre e kanë pasë ditë të lirë. Kadri Veseli i ka detyruar me dalë në terren me Memli Krasniqin edhe e kanë bërë një stërvitje të improvizuar, çdo do të thotë kjo”, ka përfunduar ai.

Sipas Kasapollit, Kosova ka stërvitur pas ndeshjes miqësore me Danimarkën që Kosova e kishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” më 21 mars. Ndërsa, ai e përmend ditën e premte (22 mars), si ditë që Kosova është detyruar të stërvitë. Insporti më poshtë ju sjellë agjendën zyrtare të FFK-së para ndeshjes me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

“Dihet kur futet në zhveshtore, kur e merr titullin e kampionit të Botës ose të Evropës, ose kur e zë vendin e dyte, të tretin në botë. Por, jo çdo stërvitje me shku atje, ajo është politizim”, ka deklaruar Kasapolli, trasnmeton Insporti.com.Insporti ka kontaktuar edhe me ish ministrin Memli Krasniqi, por nuk dashur të komentojë asgjë rreth deklaratës së Agim Kasapollit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv