Lajme

Kush është 79-shi në listën për deputet nga PDK

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kush është 79-shi i PDK-së, i cili mban këtë numer në listën e deputetëve në radhet e PDK-së?

Numer 79 jo për nga rëndësia por është në vazhdën e grupit të të rinjëve që kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka ndarë për t’i inkuadruar në politikë, duke besuar në vizionin dhe sukseset që do i sjellin shtetit bashkarishtë, dhe ky është Valon Grabovci.

Valon Grabovci është nga Peja, anëtar i Kryesisë Qendrore të PDK-së në Pejë, mban titullin magjistër i Ekonomisë, njëherit bën pjesë në grupin e bashkëthemeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e Pejës, prandaj më shumë se një Dekadë në menyrë direkte dhe indirekte është pjesë e politikës.

Është i biri i heroit të luftës ’99, Dinë Grabovci dhe nipi i Xhafer Grabovci. Gjatë luftës 1998-99, Dinë dhe Xhafer Grabovci, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjerë në ditën kur edhe të dytë dhanë jetën për liri.

Në atë kohë edhe Valoni ishte pjestar i UÇK-së në brigadën 133 Adrian Krasniqi, së bashku me xhaxhain e tij Adem Grabovci, i cili ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Valon Grabovci për disa vjet ka punuar pozitën e drejtorit financiar të Kontrollit Ajror në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës dhe ka përfaqësuar këtë institucion nëpër nivelet më të rëndësishme të shtetit.

Ka qënë i angazhuar në çdo proces politik që është zhvilluar prej pas luftës e deri më sot, nëpër aktivitete të ndryshme partiake dhe shtetërore.

Puna e palodhur e Grabovcit për të kontribuar për shtetin dhe vizioni i tij, për të pasur një jetë më të mirë çdo qytetarë i Kosovës ka bërë që të marrë një hap të madh përpara vetës.

Përkrahja e Veselit, bën që Valoni për herë të parë do t’i nënshtrohet garës së deputetit, duke synuar ulësen në Kuvendin e Kosovës për t’i mbështetur të rinjtë dhe qytetarët e Kosovës.

Grabovci synon që përmes postit të deputetit të merr pjesë në hartimin e politikave ekonomike të Republikës së Kosovës, duke punuar që t’i bëjë edhe të implementueshme..

Grabovci mban numrin 79 në listën e kandidatëve, kërkon votën e qytetarëve dhe puna e tij do të koncentrohet në ekonomi, rini dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës. /BlicMedia.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat