Sport

Kryesia e Drenicës falënderon trajnerin Lushtaku!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ditën e djeshme trajneri i njohur Tahir Lushtaku ka ndërprer bashkpunimin me skuadrën e Drenicës, shkruan BlicMedia.

E sot skuadra nga Skenderaji me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka falenderuar Lushtakun.

Ky është falenderimi i Drenicës.

Kryesia falënderon trajnerin Lushtaku!

Sot, një pjesë e kryesisë e klubit në krye më kryetarën Mihane Kodra – Bekteshi, kanë takuar ish-trajnerin, Tahir Lushtaku.

Kryesia ka falenderuar Lushtakun për kontributin për klubin ndër vite si dhe kanë falenderuar atë për kontributin e pashoq sa ishte pjesë e KF Drenica, e po ashtu edhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar klubin në forma të ndryshme edhe nga jashtë klubit, pasi edhe në këtë takim ai ishte shumë konstruktiv.

Takimi mes kryesisë dhe trajnerit Tahir Lushtaku, ishte i karakterit miqësor dhe falendërues, përkundër dorëheqjës se trajnerit Tahir Lushtaku, raportet mes palëve janë shumë të mira!

Klubi njofton që nga sot është duke punuar për emërimin e një trajneri të ri.

Faleminderit nga Tahir Lushtaku,

Na prift e mbara në të ardhmen!
Kryesia e KF Drenica

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv