Sport

Klubi i Werder Bremenit reagon për ndihmën që i kishte bërë Kombëtares së Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Werder Bremeni ka reaguar në rrjete sociale, për ndihmën e madhe që i kishte bërë Kombëtares së Kosovës, kur kjo e fundit nuk ishte e pranuar në UEFA e FIFA.

Ylli më i madh i Kosovës, Milot Rashica, tashmë po bën karrierë te Werder Bremeni, që prej kur iu bashkua klubit gjerman në janar të 2018-tës.

Por, në vitin 2015, kur Kosova nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht, dhe kur “Dardanët” nuk e kishin të lehtë të aranzhonin ndeshje miqësore, klubi gjerman doli në ndihmë duke pranuar të zhvillonte miqësoren në Gjermani.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 27 mars të vitit 2015, dhe kishte përfunduar me fitoren 2:0 të Werder Bremenit.Klubi gjerman tani ka reaguar në faqen zyrtare në ‘Twitter’, ku i është përgjigjur falënderimit të kosovarëve për zhvillimin e kësaj miqësoreje.

Klubi i Werderit ka shprehur ‘dashurinë’ që ka për Kombëtaren e Kosovës, që padyshim se ka të bëjë me faktin se kjo është kombëtarja ku luan ylli i tyre.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv