Sport

Klopp shumë i qetë me deklaratën për ndeshjen ndaj Atletico-s

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sot UEFA ka hedhur shortin për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, ku skuadrat pjesëmarrës të këtij kompeticioni kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Skuadra kampione e viti të kaluar, Liverpooli do ta ketë një ndeshje të vështirë para vetit, pasi do të takohet me skuadrën e Atletico Madridit, shkruan Reporteri.net.

Ndërkaq, për këtë short ka folur edhe tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili tha se në Madrid kanë kujtime të mira dhe se shpresojnë në fitore.

“Madridi është vendi ku kemi vetëm kujtime fantastike, të gjithë ne, kështu që është një short i shkëlqyeshme, por këtë herë ne luajmë në Atletico, dhe është terreni i tyre”, tha fillimisht Klopp.

“Është një ndeshje e vështirë, shumë skuadra kanë ndeshje edhe më të vështira se ne.

“Pra, më të vërtetë më pëlqen shpresoj se do të jetë një ndeshje interesante, ta shohim.

“Do të jetë një lojë e vështirë. Dy ekipe që janë mësuar të luajnë një futboll intensiv, stile të ndryshme dhe një organizim paksa të ndryshëm natyrisht, por të dyja janë të gatshme për fitore dhe kjo e bën mjaft të vështirë situatën”, përfundoi Klopp.

Kujtojmë se Liverpoolit ndeshjen e parë do ta luajë në “Wanda Metropolitano”, me 18 shkurt të viti 2020 në ora 21:00.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv