Sport

Kjo është ora kritike për të ardhmen e Isufit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Drejtuesit e Ferizajt dhe trajneri Bekim Isufi në orën 14:00 do të ulen për të diskutuar çështjen e bashkëpunimit edhe në pjesën e dytë të kampionatit.

Isufi për Insportin ditë më parë ka deklaruar se të mërkurën (sot) do të takohet me drejtuesit e klubit për të vendosur rreth të ardhmes së tij.

Burime të Insportit brenda klubit bëjnë të ditur se takimi do të fillojë në orën 14:00.Trajneri i mirënjohur Isufi pas ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Drenicës, të cilën e fitoi Ferizaj me rezultat 2:0, deklaronte se e ka të vështirë vazhdimin me klubin për shkak të kushteve dhe situatës që gjendet klubi.

“Nuk e besoj se do të vazhdojë në këtë mënyrë. Kam pasur mundësi për tu larguar edhe më herët, por nuk kam dashur ta lë ekipen. Kur kam ardhur te Ferizaj kam menduar për një projekt më serioz dhe më afatgjatë, por gjërat nuk ndodhën ashtu, ndaj do të jetë e vështirë që të vazhdojë edhe më tej”, kishte deklaruar Isufi për “Super Sport Kosova”.

Ndryshe, Isufi ishte emëruar trajner i “Ujqërve” vetëm disa ditë para se të fillonte kampionati.Ferizaj ka pasur probleme të vazhdueshme gjatë sezonit, pasi ishte përballur edhe bojkotin e futbollistëve për shkak të pagave. Ferizaj është privatizuar në fillim të sezonit dhe 51 përqind të aksioneve ka legjenda e futbollit anglez, Brian Deane me grupin e tij të cilët kanë premtuar investime të mëdha në klub. Premtime këto të mbetura ende vetëm në letër.

Ferizaj do ta mbyll vjeshtën në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare me 18 pikë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv