Sport

Kjo është deklarata e trajnerit të Vushtrrisë pas humbjes nga 89-shi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vushtrria e ka pësuar humbjen e tetë sezonale, derisa këtë herë është mposhtur në udhëtim te skuadra e Trepçës ’89.

Megjithatë kryetrajneri i kësaj skuadre Fitim Llapashtica nuk është dorëzuar dhe beson shumë në skuadrën e tij.

“Vinim pas dy ndeshjeve të mira dhe ishim të motivuar për këtë ndeshje. Por, ne bëmë një gabim të pafalshëm kur edhe e pranuam golin dhe sikurse na u hakmorrën rastet që nuk shënuam. Megjithatë, ne prap tentuam, madje edhe kur ishim me një futbollistë më pak në fushë, por që futbolli është i tillë dhe ne duhet të pajtohemi me fatin”, deklaroi Llapashtica për “Super Sport Kosova”.

“Kemi për ti zhviluar edhe katër ndeshje deri në fundin e stinorit vjeshtor, prej të cilave dy ndeshje radhazi do të luajmë në shtëpi dhe ne nuk do të dorëzohemi për asnjë moment. Do të tentojmë të mbledhim pikë sa më shumë që të jetë e mundur”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv