Sport

Këto dy skuadra të mëdha kosovare janë vënë pas Astrit Fazliut

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Emri i Astrit Fazliut është njëri ndër më të përfolurit në këtë afat kalimtar. Futbollisti ferizajas tashmë edhe zyrtarisht i ka ndarë rrugët me Feronikelin, ndërkohë që shumë shpejtë ka nisur bisedimet edhe me klubet e Superligës në lidhje me të ardhmen e tij.

32 vjeçari i cili iu bashkua Feronikelin në verën e vitit 2018 ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të kësaj skuadre, por pas ndryshimeve në shtabin teknik është vendosur që Fazliu të marr dritën ‘jeshile’ për tu larguar.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta SHESHI, sulmuesi ferizajas ndodhet ndërmjet dy ofertave. Drita dhe Prishtina janë klubet që po kërkojnë ti rifitojnë shërbimet e tij, pasi që Fazliu edhe më parë ishte pjesë e këtyre dy klubeve, madje duke fituar edhe tituj kampioni.

E ardhmja e Fazliut pritet të mësohet gjatë ditëve në vijim, por fati i tij do të jetë i lidhur ndërmjet këtyre dy klubeve.

Klubet i kanë dhënë tashmë ofertat e tyre dhe i mbetet Fazliut për të vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Përveç Dritës dhe Prishtinës ai ishte gjithashtu pjesë e dy skuadrave të tjera nga Kosova, Ferizaj dhe Ulpiana, ndërkohë që karrierë ka bërë edhe te Partizani i Tiranës, Flamurtari i Vlorës dhe Shkëndija e Tetovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv