Sport

Këta ishin pesë lojtarët më të mirë te Kosova në kualifikimet për “EURO 2020”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kosova ka mbyllur ciklin kualifikues për “EURO 2020” duke u renditur në pozitën e tretë të Grupit A.

Megjithatë, “Dardanët” do të kenë një tjetër mundësi të arrijnë kualifikimin drejt Kampionatit Evropian, pasi që në muajin Mars do të përballet me Maqedoninë në gjysmëfinalen e Play-Offit të Ligës së Kombeve.

Por, ç’është e vërteta Kosova ishte shumë afër ta arrinte plasmanin drejt “EURO 2020” edhe në fazën e grupeve, derisa ishte në lojë deri 180 minuta para se të mbylleshin kualifikimet.

Anglia dhe Republika e Çekisë dolën më të zotë se “Dardanët” duke rrëmbyer dy vendet e para.

Në këtë kampanjë kualifikuese djelmoshat e Bernard Challandes patën paraqitje mjaft të mira, derisa për tu veçuar janë pesë prej tyre.

Pra, futbollisti me paraqitjet më të mira te Kosova ishte Vedat Muriqi, i cili zë vendin e 141-të në ranglistën e përgjithshme me 722 pikë.

Pas tij vjen Valon Berisha në vendin e 159-të me 679.

Listën e pesë më të mirëve të Kosovës në këtë cikël eliminator e përmbyllin Arijanet Muriç, Fidan Aliti dhe Amir Rrahmani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv