Lajme

Kërkohet ushqim me urgjencë për personat nga Shqipëria që po vinë në Prishtinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tifogrupi nga Prishtina, Plisat, kanë kërkuar urgjentisht ushqim për të prekurit nga tërmeti në Durrës që kanë ardhur në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ata kërkojnë që kushdo që mund të ndihmojë, të shkojë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Gjindemi tek salla 1 tetori dhe na nevojitet URGJENTISHT USHQIM. Janë duke ardhur familjet e strehuara dhe ne po i furnizojmë me rroba,ushqim,barna, mirëpo jemi mangët me ushqim pasi që ka shumë familje”, thuhet në postimin e tyre.

Shkrimi i plotë i Plisave:

URGJENCË, LEXOJENI :

Gjindemi tek salla 1 tetori dhe na nevojitet URGJENTISHT USHQIM. Janë duke ardhur familjet e strehuara dhe ne po i furnizojme me rroba,ushqim,barna, mirëpo jemi mangët me ushqim pasi që ka shumë familje.

LUSIM të gjithë ata të cilët kanë mundësi të drejtohen tek salla 1 tetori(jemi brenda në sallë)

LUTENI që mundësisht të sillni ushqim të gatshëm – Sendviqa, makarona, ushqime te konzervuara.

PER TRANSPORT DERI NE SALLEN 1 TETORI( NI DREJTIM) MUND TI KONTAKTONI TAKSITË NË VIJIM :

TAXI BEKI

TAXI DALLAS

BLUE TAXI

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat