Kosova U21 ka marrë një përforcim të mirë para ndeshjes kualifikuese me Shqipërinë.
Shpresave të Kosovës iu është bashkëngjitur edhe Lirim Kastrati, që ishte i fituar te Kosova A për ndeshjen kundër Gjibraltarit.
Madje, Lirim Kastrati u paraqit në pjesën e dytë në këtë ndeshje, duke ndihmuar Kosovën në fitoren minimale në ‘Fadil Vokrri’.
Pas përfundimit të kësaj ndeshje, Kastrati i është bashkuar Kosovës U21.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i portierëve tek Kosova U21, Naser Prapashtica.
Prapashtica me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Kastrati i është bashkangjitur në grumbullim kombëtares U21.
Të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Arbenit Xhemajli, që po ashtu u paraqit kundër Gjibraltarit.
Kosova U21, më 15 tetor (e martë), zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Shqipërisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian.