Sport

Juventusi befasohet nga Lecce

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Juventus është befasuar nga Lecce, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Në mungesë të Cristiano Ronaldo, i cili u pushua nga Maurizio Sarri, Juventus nuk arriti më shumë sesa një barazim 1:1 kundër Lecce.

‘Zonja e vjetër’ kontrolloi takimin qysh nga fillimi i ndeshjes, por në pjesën e parë nuk arriti të gjente rrugën e golit, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0:0.

Në pjesën e dytë, ishin mysafirët që zhbllokuan ndeshjen, me Paulo Dybala, i cili në minutën e 50’ u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjashtë minuta më vonë, penallti u akordua edhe në favor të Lecce, pasi De Ligt luajti me dorë. Ishte Marco Mancosu ai që konkretizoi penalltinë në gol, për të barazuar në 1:1.Goli i Mancosu ishte ai që vendosi këtë takim.

Pas kësaj xhiroje, Juventus numëron 22 pikë për pozitën e parë, kurse Lecce ka 7 pikë në pozitën 17.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv