LajmeSport

Juventus, Barcelona dhe Liverpool: Këto janë ekipet e preferuara të politikanëve kosovarë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Futbolli është një nga sportet më të preferuara të njerëzve në botë, por gjithashtu edhe politikanëve kosovarë, shkruan Gazeta Metro.

Padyshim që sa herë që ka ndeshje futbolli të gjithë ulën para ekranit dhe fillojnë të shohin futboll. Këtu nuk përjashtohen as politikanët tanë.

Ata përveç që shohin shumë futboll, ata shpesh janë të pranishëm edhe në stadiumet e ekipeve që ata i adhurojnë

Metro më poshtë ju sjell një listë të gjatë, ku janë emrat e politikanëve dhe ekipet e futbollit që simpatizojnë.

Hashim Thaçi – Feronikeli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është simpatizant i klubit nga Drenica, Feronikeli. Ai ka qenë i pranishëm edhe në ditën kur ata janë shpallur kampion duke i dekoruar me medalje.

Kadri Veseli – Trepça 89

Kryetari i Partisë Demokratike si dhe ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bën tifo për ekipin e vendlindjes së tij, Trepçën 89.

Ramush Haradinaj – Gjermania

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë pati thënë që pas Kosovës bën tifo për ekipin e kombëtares gjermane.

Fatmir Limaj – Barcelona

Kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, mbështet skuadrën e Barcelonës, transmeton Gazeta Metro. Ai madje ka qenë i pranishëm edhe në ndeshjet që ka zhvilluar kjo në Camp Nou.
Vlora Çitaku – Barcelona

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është tifoze e zjarrtë e Barcelonës.

Behgjet Pacolli – Liverpool

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, është mbështetës i skuadrës angleze Liverpool. Këtë ai e ka shprehur edhe në rrjetin social Facebook.

Lutfi Haziri – Drita

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka mbështetur Dritën gjatë kualifikimi të saj në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar.

Ramiz Lladrovci – Feronikeli dhe Bayern Munchen

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është fans i dy skuadrave. Ai mbështet skuadrën e qytetit të tij Feronikeli, si dhe skuadrën gjermane Bayern Munchen.
Bekim Jashari – Bayern Munchen

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, është simpatizues shumë i madh i ekipit të Bayern Munchen, shkruan Gazeta Metro. Ai madje ka qenë i pranishëm në Alianz Arena, sa herë që ekipi ka zhvilluar ndeshje.

Bekim Haxhiu – Manchester United
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, është fans i futbollit. Ai ndjek në çdo lojë Kosovën. Mirëpo ekipi i tij i dytë i zemrës është Manchester United.

Blerand Stavileci – Juventus
Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë Isa Mustafa, Blerand Stavileci, është tifoz i flaktë i skuadrës italiane Juventus. Shpesh ai ka qenë i pranishëm edhe në lojërat që ka zhvilluar ekipi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat