Sport

Jose Mourinho do të vazhdojë ta vëzhgojë futbollistin e Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mediat në Turqi raportojnë se Tottenhami do të vazhdojë ta vëzhgojë sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi para se të vendosë për ndonjë ofertë.

‘Sporx’ raporton se Tottenhami tashmë e ka vëzhguar sulmuesin e Fenerbahçes në fitoren 5:2 ndaj Genclerbirligit në Superligën turke, shkruan Zëri.info.

Ndryshimi në shtabin teknik në Tottenham nënkupton se klubi londinez dëshiron ta vëzhgojë sulmuesin prizrenas.

Muriqi ka një vlerë prej 20 milionë eurosh, derisa konkurrenca për transferimin e tij do të jetë e madhe.

Mediumi i sipërpërmendur shkruan se Lazio është favorit për transferimin e tij, derisa edhe Monaco dhe Eintracht Frankfurt janë në garë.

Gjithashtu, edhe ish-kampioni i Premierligës Leicester City thuhet se ka shprehur interesim për Muriqin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv