Sport

Ja kur bëhet tërheqja e shortit për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të dielën u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës 1/16 së finales në Kupën e Kosovës në futboll, që njëherëshit ishin edhe ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik.

Ballkani, Feronikeli, Dukagjni, Drenica, Prishtina, Gjilani, Liria dhe Vushtrria janë tetë skuadrat që kanë siguruar fazën çerekfinale në Kupën e Kosovës.

Dhe, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se tërheqja e shortit për fazën çerkefinale do të bëhet të enjten në ora 12:00.

“Komisioni i Garave do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, të enjten, në orën 12:00, në selinë e FFK-së. Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini” – thuhet në njoftimin e FFK’së.

Kujtojmë që kampion në fuqi i kësaj gare është skuadra e Feronikelit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv