Sport

Izair Emini: Do të japim maksimumin ndaj Vushtrrisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Dritës në xhiron e 7-të të IPKO Superligës së Kosovës e ka mundur Gjilanin me rezultatin 0:1, në derbin e madh kosovar.

Ndërsa nesër skuadra nga Gjilani e pret Vushtrrinë në kuadër të javës së 8-të.

Para kësaj sfide në një prononcim për BlicMedia ka folur futbollisti i Dritës, Izair Emini.

“Të them të drejtën prej se jam këtu ende ndeshje të lehtë nuk kam luajtur, kështu që edhe ndeshja me Vushtrinë do të jetë e vështirë, po nuk dhe 100 % prej vetës”, ka thënë fillimisht Emini.

“Gjithsesi ne e dimë rëndësinë e kësaj loje dhe do të futemi me seriozitetin maksimal pasi janë në pyetje tre pikë si me Gjilanin ashtu edhe me Vushtrinë”, ka deklaruar Izair Emini.

Drita – Vushtrria luhet nesër në qytetin e Gjilanit me fillim nga ora 14:30. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv