Sport

Isufi: Këtë gjë nuk e kemi bërë asnjëherë deri më sot

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ka përfunduar edhe takimi i fundit i xhiros së 16-të në futbollin e Superligës së Kosovës.Ferizaj ka shënuar fitore të pastër ndaj Dukagjinit me rezultatin 2:0.

Ferizajasit që të dy golat i realizuan në pjesën e parë me Fatih Karahoda (14’) dhe nga penaltia Taulant Dajaku (34’).

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Ferizajt, Bekim Isufi i cili e komentoi kështu fitoren.

“Pas rezultatin 2:0 kundërshtari tentoi të na rrezikonte dhe atë e arriti por për fat nuk shënuan. Jam i kënaqur për fitoren, pjesa e parë shumë e mirë me dy gola të shënuara, gjë të cilën nuk e kemi bërë asnjëherë deri më tani, derisa në pjesën e dytë e menaxhuam rezultatin”, ishin fjalët e Isufit për SSK.

Me këtë fitore, Ferizaj grumbullon 15 pikë në pozitën e 10-të, derisa Dukagjini është i fundit me tetë sosh.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv