Lajme

Ish-pjesëtari i Koshares akomodohet në PDK, fillon sulmet ndaj LDK’së

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

“LDK është e kapur nga një ekip njerëzish që kanë një të kaluar jo të ndershme dhe po e mbajnë peng këtë parti”, deklaroi Berisha.

Një nga ish-komandantët e UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka deklaruar se kurrë në jetën e tij nuk ka qenë anëtar i LDK-së dhe asnjë subjekti tjetër politik, deri tash ku ka aderuar në PDK.

Por ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të jetë në listën e kandidatëve për deputet të LDK-së, por kjo sipas tij nuk ka ndodhur për shkak të lidershipit të LDK-së.

“Gjakova më ka propozuar, por njerëz brenda LDK-së në qendër nuk më kanë futur në listë. Më ka kontaktu Lutfi Haziri, i cili më ka thënë që i vije keq që nuk do të jemë listë”, ka deklarur Berisha.

Berisha ka akuzuar kreun aktual të LDK-së, duke thënë se ai ka qenë në qeverinë e cila kur u suprimua autonomia e Kosovës e cila diferenconte shqiptarët.

“LDK është e kapur nga një ekip njerëzish që kanë një të kaluar jo të ndershme dhe po e mbajnë peng këtë parti”, deklaroi Berisha në RTK.

Ai tha se po të bëhej pjesë e LDK-së do ta luftonte nga brenda këtë kryesi.

Sipas Berishës, LDK-ja e sotme është shndërruar në një surrogate që nuk e përfaqëson frymën rugoviane. Ai ka thënë se ka zgjedhur PDK-në dhe Kadri Veselin për shkak se aty mund të jap kontributin më të madh.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat