Sport

Ipponi i fitores së Distria Krasniqit kundër spanjolles, i dyti më i miri në Botëror

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ipponi me të cilin xhudistja kosovare Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos 2019 u zgjodh i dyti më i mirë nga ky turne nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019 në Japoni – pasi e mposhti spanjollen Laura Martinez Abelendan në luftë për këtë çmim të dielën – e cila është e para për të në një kampionat botëror, raporton Gazeta Express.

Krasniqi, e cila e humbi mundësinë për t’u bërë kampione bote pasi u mposht në gjysmëfinale, megjithatë u përkujdes ta shfrytëzojë mundësinë e dytë dhe të fundit për medalje dhe ia doli t’ia sjellë Kosovës të bronztën në kategorinë deri në 48 kilogramë.

23-vjeçarja, kampione e botës në xhudo si juniore në kategorinë deri 52 kilogramë, e mundi me shumë lehtësi xhudisten spanjolle. Kosovarja nuk i dha aspak mundësi Abelendanas duke e mposhtur me ippon pak sekonda brenda meçit.

Krasniqi e kishte pasur një ditë fenomenale në Japoni, duke e kaluar rundin e parë pa luftë për shkak se renditej në top 10-she, ndërsa në rundin e dytë e mundi mongolen Narantsetseg Ganbaatar. Rundin e tretë e kaloi pasi e mundi Julia Figueran e Spanjës.

Kampionia Evropiane U23 në çerekfinale e mposhti Paula Pareton në një luftë të vështirë çerekfinale, para se të ndalej në gjysmëfinale nga kampionia e botës më 2017 dhe numri një i botës në kategorinë deri 48 kilogramë, japonezja Funa Tonaki.

Numri pesë i botës e la pas zhgënjimin që e përjetoi në gjysmëfinale dhe e fitoi medaljen e parë në një kampionat botëror si seniore, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer ndaj xhudistes spanjolle Abelenda.

Top 20 Ippons from #JudoWorlds

Top 20 Ippons from the 2019 World Championships! Which 1️⃣is YOUR favourite?

Posted by IJF – International Judo Federation on Friday, September 13, 2019

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv