Sport

Hëngri 3 herë bukë e piu 20 birra, tifozi anglez mbetet pa fjalë kur e pa faturën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Njëra ndër Kombëtaret më të mëdha në botën e futbollit dhe gjysmëfinalistja e Kupës së Botës 2018, Anglia, do të arrijë sot në Kosovë, për ndeshjen që nesër do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Kosova do ta presë nesër në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kombëtaren e Anglisë, për ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Tifozët e Anglisë tashmë kanë arritur në Kosovë për ta përcjellë ekipin kombëtar të tyre. Çmimet e lira dhe mirëpritja në Kosovë u ka bërë, për çka kanë dhënë vlerësimet e tyre në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net.

Njëri prej tyre është shprehur i impresionuar se si për një shumë prej 30 eurosh, ka shijuar tri ushqime të ndryshme dhe rreth, 20 birra. Ai e ka cilësuar Kosovën si vendin më të mirë në botë.

“Hëngra tri herë bukë dhe rreth 20 birra dhe i shpenzova vetëm 30 euro, Kosova është vendi më i mirë në Tokë”, ka shkruar tifozi me emrin Josh Pownall.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv