Lajme

Haradinaj reagon ndaj propagandës serbe: Do ta mbaj Serbinë jashtë Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas ftesës së Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajn, mediat serbe në vazhdimësi kanë propaganduar rreth asaj se për çfarë është ftuar ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit në Gjykatën Speciale.

Disa media të pushtetit në Serbi propagandonin se Haradinaj është ftuar në Speciale rreth rastit të “Shtëpisë së Verdhë”, ndërkohë politikani serb Millovan Dreçun thoshte se kanë grumbulluar ‘fakte’ të reja kundër Haradinajt të cilat i kanë deponuar në Hagë.

Ndërkohë së fundi në mediat serbe po raportohet kinse për një dëshmitar serb me emrin Dragoljub Stankoviq, i cili do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se “ka dëshmi të shumta të cilat do ta shpallin fajtor Ramush Haradinajn”.

Lidhur me këtë ka reaguar sot ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK’së, duke thënë se diçka e tillë po vjen nga mbetjet e Sllobodan Millosheviqit.

Haradinaj thotë se tashmë Kosova është shtet me ushtri, dhe se Serbia nuk do të ketë më asgjë në Kosovë.

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat