Lajme

Haradinaj përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovci si udhërrëfyesit tonë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin, ka thënë se ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit.

“Të lindur për luftë, Xhevë e Fehmi Lladrovci, të cilët kisha fatin edhe t’i njoh nga afër, ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bënë krah i fortë lëvizjes për liri e pavarësi. Në këtë përvjetor, përulem me nderim para veprës së tyre heroike. Kujtoj bashkëluftëtarët e tyre, Shefqet Zeka e Fatime Hetemi, dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114, që me krenari mbajti emrin e Fehmi Lladrovcit. Ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat