Lajme

Haradinaj nga fshatrat e Pejës: Vota për konceptin 100% është siguri për Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sot disa fshatra në komunën e Pejës. Ai ka qëndruar në Raushiq, Lybeniq e Zllapek, ku me qytetarët e këtyre anëve ka ndarë 100 zotimet e tij për mandatin e ri qeverisës.

“Sot, me qytetarë të shumtë të Raushiqit, Lybeniqit dhe Zllapekut të komunës së Pejës, i ndava 100 zotimet, për vazhdimësinë e udhëheqjes së vendosur dhe zbatuese, e cila e ka bërë diferencën në vetëm pak muaj qeverisje”, ka shkruar Haradinaj.

Me krijimin e ushtrisë, arritëm ta ruajmë pragun tonë të shtëpisë, kufirin, dhe me taksën kemi mbrojtur tregun, sepse Kosova është shtëpi në vete dhe e njerëzve të saj, ka theksuar Haradinaj.

“Kjo trevë më ka dhënë fuqinë që poashtu ta përmbyllim Trepçën si resurs nacional i Kosovës. Me fitimin e të drejtës për tregun dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale, si dhe mbi resurset tona kombëtare, vendit i garantuam hyrjen në një gjendje të re, për zhvillim të shpejtë ekonomik. Vota masive me gjashtë tetor për konceptin 100% shtet e siguron vazhdimësinë e drejtimit që i kemi dhënë Kosovës”, ka thënë ai në fund përmes një postimi në Facebook.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat