Lajme

Haradinaj – Kurtit: Thojshe “shko Hashim”, prej që erdhe ti s’ka pa dikush hajër prej teje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për mosrritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj është shprehur se Kurti ka krijuar kaos në pagat e sektorit publik, teksa e ka pyetur kryeministrin se ‘pse ia ka marrë inati shtetit?’.

“Ke kriju kaos në pagat e sektorit publik. Nuk e kuptoj pse ja ke marrë inati shtetit tond, të punësuarve në sektorin publik, pse i vetmi rajon që si rritet rroga është polici i Kosovës, ushtari i Kosovës, pse nuk i rritet rroga doganierit, AKI-së, çfarë inati ke me ta pse nuk jua rritë rrogat. Siguria është çështje serioze në Kosovë. Pse ja ke marrë inati mësuesve të Kosovës për 50 euro i mban shkollat mshelë, e i jep qindra milionë euro për çështje palidhje, çka është problem yt me këtë vend”, tha Haradinaj.

Ashtu siç Kurti i kërkonte Thaçit, “shko Hashim”, edhe Haradinaj i tha Kurtit “shko Albin”.

“Nuk ka mju nënshtru Kosova një logjike të një njeri asnjëherë, i ke thanë Hashim Thaçit, shko “Hashim ”, ta dish shkoi Hashimi prej që ke ardhë ti nuk po shoh që dikush ka pa hajër prej teje. Edhe une po të them shko Albin se s’po qet dritë, vec nuk muj me të thanë shko atje ku janë ata”, tha Haradinaj.

Po ashtu pati kritika edhe për nepotizëm, duke thënë se nëpër kabinete secili ka familjarë në pozita kyçe.

“Na ke thanë më herët kusheritë janë për dasma, për shtëpia, nuk e ki një në kabinet që se ka naj baxhanak a kushëri në pozita kyçe. Pate qef me kap edhe gjyqësorin, të ka mbet merak”, u shpreh ai.

Ndërsa, sa i përket buxhetit, Haradinaj u shpreh “Ti e ki një strategji përfide sa i përket buxhetit, po don me i lodhë njerëzit e komunat, sipërmarrësit, po don mi lodhë qytetarët që ata me u kthy në skllavë që ata me u varë prej teje kur ia jep një lëmoshë. Kjo është strategjia jote”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat