Lajme

Haxhiu drejtuar Tahirit: Unë nuk di më kërcenu gjyqtar qysh keni bo ju, e me i detyru me i marrë vendimet qysh keni qef ju

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Derisa ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri e ka kritikuar Qeverisjen për sistemin e drejtësisë, Ministrja e tanishme e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ajo nuk bënë drejtësi të katandisur siç ka bërë Tahiri në kohën kur ka qenë ministër.

“Nuk e di për çka mbahesh mend Abelard Tahiri. Mbahesh mend se qysh ti si ministër i Drejtësisë në vend se mi adresu seriozisht krimet e luftës, e ke mbyll institutin, e ke komprementu komplet procesin e provimit të noterisë, për atë revolen e ato plumbat që zgjedhën apo jo? Për këtë mbahesh mend Abelard Tahiri”, tha Haxhiu.

Ajo drejtuar Tahiri tha se ai nuk mund të shtyhet më të në kuptim të reformave.

“Ti me mu nuk mundesh me u shty kurrë në kuptim të reformave, unë drejtësi të katandisuar nuk di me ba, ama si ju, jo kurrë, as nuk di me kërcënu gjyqtar e prokuror, qysh keni bo ju, e as mi thirrë në zyre për me i detyru me i marrë vendimet qysh keni qef ju, ashtu jo, ama po për drejtësi, për të cilën kanë nevojë qytetarët e Republikës, tha Haxhiu.

Ky reagim i Haxhiut ka ardhur pas fjalimit të Tahirit, i cili i tha Haxhiut se “ajo nuk dinë për drejtësi”.

“Albulenë me fol për drejtësi me ty është problem se s’din. E ke dëshmu shumë herë se s’din, me ty mudemi me fol për vajin tepsih, me fol për grun e frizerit, me fol lookun tënd, me fol për punësime, me fol për higjienën Ministrinë e Drejtësisë që shpesh e poston në Facebook, por për drejtësi jo”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat