Sport

Hallakama në Federatën e Futbollit të Kosovës, vjen edhe reagimi i ashpër nga ‘Bufi’

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Situata në Federatën e Futbollit të Kosovës është më e tensionuar se kurrë më parë.

Protagonist i gjithë kësaj është ish-zëvendës/sekretari Arianit Ahmeti i cili synon postin e të parit të shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.

Madje, sipas Ahmetit, kuvendi zgjedhor i FFK-së duhet të mbahet më 15 janar të vitit 2020, pasi kryetari aktual Agim Ademi ka mandat vazhdues të legjendës Fadil Vokrri.

Kjo çështje ka shtyrë që shumë figura të sportit e më gjerë të reagojnë ashpër, pasi që sipas tyre një gjë e tillë mund të ndikojë keq te Përfaqësuesja e Kosovës.

Së fundmi, edhe aktori i mirënjohur kosovar Fatmir Spahiu, i njohur si ‘Bufi’ ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’.

Sipas Spahiut, dikush do të jetë ‘figura më e urryer’ e vendit tone si pasojë e krejt kësaj ‘hallakamë’.

Shkrimi i plotë nga Fatmir Spahiu:

“Cilido individ nga federata, politika etj, e bene ndonje marrezi qe qon drejt suspendimit ose sanksionimit te Kosoves ne rrugetimin e saj drejt europianit. Pa dyshim se do te jete figura ma e urryer e dekades ne vendin tone”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv