Sport

Hadërgjonaj s’e ka problem pozicionin, më rëndësi për të është që të fitojë Kosova

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në mungesë të Arbër Zenelit, por edhe Besart Halimit që ka luajtur disa ndeshje në pjesën ofensive – në sulm u vendos mbrojtësi i djathtë, Florent Hadërgjonaj.

Ai bëri paraqitje fantastike dhe ndihmoi Kosovën të fitojë 2-0 kundër Malit të Zi, me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Murqit.

“Normal s’ka qenë diçka e re për mu, edhe kundër Anglisë kam luajtur aty dhe më ka ecur mirë, jam përgatit, trajneri foli me mu dhe me pyeti se di ndihem dhe oki, unë u niva mirë dhe me rëndësi me i ndihmu ekipit”, u shpreh ai për Super Sport.

“A e ka gjetur Kosova identitetin e lojës? Jemi perfeksionuar si ekip. Edhe kur kemi lëndime, po mundohemi të luajmë si grup, dhe nuk po vërehen shumë mungesat. Sot kemi pasur edhe Herolind dhe të gjithë kanë bërë punë të mirë”, shtoi ai mes tjerash.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv