Sport

Griezmann i mahnitur: Lojtar si Messi mund të mos shohim kurrë më

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, druhet se bota e futbollit mund të mos e shoh më asnjë lojtar si bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, duke mos mundur ta fshehë admirimin, transmeton Gazeta Metro.

Ylli francez iu bashkua Barcelonës së Messit në verë, pasi klubi katalonas i pagoi plot 120 milionë euro në klauzolën e lirimit të tij, dhe tani po e shijon një stil të ri të futbollit përkrah argjentinasit.

Në fillim pati thashetheme se Messi dhe Griezmann kishin vështirësi ta krijonin një lidhje në ditët e para të kampionit të Botës në klubin katalonas. Por Messi nuk vonoi dhe i hodhi poshtë ato. Edhe pse dihet që argjentinasi preferonte që të kthehej Neymar Jr nga PSG.

I pyetur në një intervistë nga UEFA se cilat ishin mbresat e para që Messi ia kishte lënë pas kalimit në Camp Nou, Griezmann e zbuloi admirimin dhe respektin për 32-vjeçarin.

“Po flasim për një lojtar të cilin mund të mos e shohim kurrë më, apo një të cilin ke mundësi ta shohësh vetëm çdo 40 vjet”, tha Griezmann.

“Duhet patjetër ta shfrytëzojmë faktin që e kemi Messin, qoftë si bashkëlojtarë, si tifozë në stadium apo si trajnerë të tij”, shtoi ai.

“Çfarë bën Messi me topin është e jashtëzakonshme dhe është mrekulli ta shohësh duke luajtur dhe të luash përkrah tij”, theksoi ai.

Për lojën e klubit katalunas janë shtuar zërat se janë shumë të varur nga Lionel Messi dhejanë shtuar zërat kritik për shkak të braktisjes së stilit të tyre të rrjedhshëm të lojës për një më pragmatik derisa udhëhiqen nga trajneri Ernesto Valverde.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv