Lajme

Gjermania dhuron 500 mijë euro për FSK-në

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, Faruk Geci, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë nënshkruan marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grand me vlerë 500 mijë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm Geci ka falënderuar ambasadorin gjerman dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për FSK-në.

Nga MM thonë se FSK me fondin e dhuruar nga Qeveria gjermane ka për qëllim të përmirësojë pajisjet e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe synon të sigurojë materiale dhe pajisje mjekësore që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore dhe shërbimeve mjekësore.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat